Mogerini shpreson për rezultat pozitiv prej negociatave për Qipron në Gjenevë

Bruksel, 16 janar 2017 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federika Mogerini shpreson për rezultat pozitiv prej negociatave për tejkalimin e problemit qipriot.
Mogerini këtë e deklaroi gjatë seancës së parë të sivjetme të ministrave të Punëve të Jashtme të 28-të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, transmeton TASS.
"Shpresoj për rezultat pozitiv. Me kryetarin e Komisionit Evropian Zhan -Klod Junker javën e kaluar ishim së bashku në Gjenevë", tha Mogerini dhe plotësoi se i mbështet të dyja palët në Qipro dhe procesin negociues për ishullin nën agjendën e KB-së, si dhe punën e tre vendeve garantuese - Britania e Madhe, Greqia dhe Turqia.
"Ekipet tona vazhdojnë me punë që të mundet ky proces të çojë drejt rezultateve pozitive", theksoi Mogerini.
Më 12 janar në Gjenevë përfundoi raundin i fundit i negociatave për Qipron, në të cilin u soll vendimi grupet e punës në nivel të ekspertëve më 18 janar përsëri të angazhohen me problemin e ishullit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail