Banka Botërore: Nevojiten reforma të financave në Ballkanin Perëndimor

Vjenë, 16 janar 2017 (MIA) - Vendet nga Ballkani Perëndimor duhet të kryejnë ribalanc të sektorëve të tyre financiare, me qëllim që të sigurojnë rritje ekonomike afatgjate të rajonit, vlerëson Banka Botërore në raportin e saj "Menaxhimi me transaksionet financiare për rritje inkluzive në Evropë dhe Azinë Qendrore".
Në raportin, e publikuar sot në Vjenë, thuhet se mbështetja tejet e madhe e kredive bankare ka rezultuar me zhvillim të pamjaftueshëm të tregjeve të kapitalit dhe me rritje të numrit të kredive jofunksionale në rajon.
Banka Botërore konsideron se zhvillimi i sektorit financiar nuk duhet të kufizohet vetëm në përmirësimin e qasjes deri te kreditë bankare, por duhet t'u mundësohet sistemeve financiare që të zhvillohen në mënyrë të balancuar edhe në sektorin bankar dhe të sigurimit, me qëllim që të mbështetet rritja inkluzive.
"Përkundër progresit të arritur në rajon pas përfundimit të krizës financiare globale, sektori financiar duhet të bëjë më shumë që të mundësojë rritje të qëndrueshme dhe juridike", deklaroi guvernatori i Bankës Kombëtare të Austrisë Evald Novotni gjatë prezantimit të raportit.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 16 për qind nga kreditë në vendet e Ballkanit Perëndimor janë jofunksional, që është midis nivelit më të lartë në botë. Nga ana tjetër, vetëm 38 për qind e popullsisë kursen, që është larg nën mesataren në vendet në zhvillim, ku është 54 për qind.
Në raport thuhet edhe se problem tjetër për vendet e Ballkanit Perëndimor është mosbesimi në banka, i cili është më i madh në krahasim me cilindo rajon tjetër në botë.
"Tejkalimi i këtij mosbesimi dhe rritja e shumëllojshmërisë së sistemit financiar në rajon janë imperativ për rritje të qëndrueshme dhe inkluzive. për këtë nevojitet bashkëpunim plotësues ndërkombëtar, për shkak se sistemi financiar i shumëllojshëm dhe stabil kërkon vëllim më të madh nga ajo që mund ta sigurojnë vendet në rajon", vlerëson këshilltari kryesor ekonomik i bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Hans Timer.
Në raport potencohet se për sigurim të rritjes së qëndrueshme dhe inkluzive vendet nga Ballkani Perëndimor duhet të sigurojnë zhvillim të balancuar financiar.
"Vendet nga Ballkani Perëndimor më së miri do të mund të sigurojnë rritje inkluzive, në qoftë se fokusohen në përmirësimin e efikasitetit financiar, rritje të kursimit dhe zhvillim të tregjeve të kapitalit", vlerësoi drejtori i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Elen Goldstejn.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail