Paralajmërohet reagim i Dodikit, pas vendosjes së sanksioneve nga SHBA-ja

Banjalukë, 18 janar 2017 (MIA) - Presidenti i Republikës Sërpska Millorad Dodik paradite do të mbajë konferencë shtypi me rastin e vendimit të Uashingtonit që t'i vendosen sanksione, të cilat nënkuptojnë ndalesë për udhëtim në SHBA, bllokim i pronës në territorin e këtij shteti, si dhe në të gjithë vendet të cilat do t'u bashkangjiten sanksioneve.
Vendosjen e sanksioneve mbrëmë e konfirmoi edhe ambasadorja amerikane në BeH Morin Kormak, në mesazhin e publikuar në JuTjub kanalin e Ambasadës së SHBA-së.
"Sot Zyra për kontroll të pronës së të huajve pranë Ministrisë së Arkës, në konsultime Departamentin e Shtetit, vendosi sanksione kundër Millorad Dodikit, president i Republikës Sërpska, ndërsa dispozita aprovon sanksione kundër personave për të cilët është konfirmuar se aktivisht obstruojnë ose paraqesin rrezik të konsiderueshëm në obstruksionin aktiv të zbatimit të Marrëveshjes paqesore të Dejtonit", deklaroi Kormak.
Ajo tha se Dodik e ka kundërshtuar Gjykatën Kushtetuese të BeH-së dhe e ka shkelur ligjin, si dhe atë se paraqet rrezik i konsiderueshëm për zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit.
"Kjo masë paraqet përcaktimin tonë të fuqishëm për Marrëveshjen e Dejtonit, sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH-së dhe integrimi i vazhdueshëm evropian i vendit", shtoi ambasadorja amerikane në BeH.
Si rezultat i sanksioneve, secila pjesë e pronës ose interes për pronë të Dodikit, ndërsa e cila është në posedim ose nën kontroll të ndonjë personi nga SHBA-ja ose ndodhet në SHBA, duhet të bllokohet, theksoi ambasadorja.
"Krahas kësaj, në përgjithësi janë ndaluar transaksione të shtetasve të SHBA-së, ndërsa të cilët e përfshijnë zotëri Dodikin", theksoi Kormak.
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se ka qenë i informuar se një gjë e tillë do të ndodhë, ndërsa edhe vetë Dodiki tha se i ka pritur sanksionet. Me këtë rast, sot në orën 11 do të mbajë konferencë shtypi, njoftuan nga zyra e tij.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail