Në Mon Pelren sot fillon takimi i ekspertëve për Qipron

Nikozi, 18 janar 2017 (MIA) - Në vendpushimin zviceran Mon Pelren sot fillon takimi në nivel të ekspertëve në kuadër të negociatave nën mbështetje të KB-së për bashkimin e Qipros, lajmëruan mediat qipriote greke.
Në takimin në të cilin do të marrin pjesë ekspertë të KB-së, vendet garantuese - Greqia, Britania e Madhe dhe Turqia, dy bashkësitë qipriote dhe BE-ja presin të përgatitet një dokument punues, që pastaj do t'iu prezantohet liderëve të dy bashkësive të ishullit.
Bisedimet në Mon Pepren janë propozuar në konferencën e javës së kaluar për Qipron në Gjenevë dhe do të zhvillohen deri të premten.
Në këto bisedime do të shqyrtohen çështjet për kapitujt kyç për sigurinë dhe garancitë e shtetit të ardhshëm.
Sipas burimeve, në takimin në Mon Pelner do të përgatiten skenarë alternativë për zgjidhjen e problemit për Qipron.
Vendimet politike për ardhmërinë e ishullit do të sillen nga liderët e ishullit nga fundi i muajit.
Qëllimi i takimit të sotëm është që të jepet inkurajim dhe të arrihet përparim në negociatat në nivel politik.
Deri te takimi në Mon Pelner u arrit pasi javën e kaluar negociatat në Gjenevë për Qipron nuk rezultuan me marrëveshje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail