Mustafa: Qeveria e Kosovës e përkushtuar për zbatimin e marrëveshjeve të dialogut me Serbinë

Prishtinë, 18 janar 2017 (MIA) - Kryeministri Isa Mustafa, theksoi sot se "qeveria e Kosovës është e përkushtuar për zbatimin e marrëveshjeve nga dialogu dhe atë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe".
Në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë Mustafa tha se "do të fillojmë me zbatimin e saj në harmoni me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por me pjesëmarrje të serbëve dhe të komuniteteve të tjera në ketë proces".
Kryeministri Mustafa i ftoi serbët e Kosovës që të kthehen në institucione, në qeveri dhe kuvend, që të punojnë bashkërisht për të ardhmen e qytetarëve të Kosovës pa asnjë dallim.
Ai i siguroi qytetarët e Kosovës se provokimet e shtetit serb siç ishte rasti me trenin ilegal, do të gjejnë gatishmërinë dhe vendosmërinë e qeverisë së Kosovës për të zbatuar ligjshmërinë në vend, në koordinim me Bashkësinë Ndërkombëtare.
"Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të zbatimin e marrëveshjeve nga dialogu dhe marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.
Kreu i qeverisë i bëri thirrje autoriteteve lokale në Mitrovicën Veriore, që të zbatojnë ligjet e Kushtetutës së Kosovës për murin e ndërtuar pa leje, transmeton Kosovapress.
Sipas tij, muri i ngritur në mes të qytetit të Mitrovicës nuk është as e tashmja dhe as e ardhmja e qytetarëve të Kosovës.
Kryeministri kosovar Mustafa ka folur edhe për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po vazhdon të qëndrojë në Francë pas lirimit me kusht. Ai tha se Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi, por do të kthehet në Kosovë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail