Gecaj: Ka indikacione për kthimin e Listës Serbe në institucione

Prishtinë, 15 shkurt 2017 (MIA) - Lista Serbe do ta shfrytëzojë si pretekst themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për t’iu kthyer me normë të plotë punës në Kuvend dhe Qeveri. Edhe pse ka disa muaj që zyrtarisht kjo listë i ka hyrë bojkotit institucional, ata nuk janë shkëputur plotësisht nga Qeveria, shkruan Koha Ditore.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, që janë në koalicion me Listën Serbe, nuk e kanë përjashtuar mundësinë që ditëve në vijim ky subjekt të kthehet edhe zyrtarisht.
Ky është edhe kushti që ka vënë Qeveria, para se të nisin angazhimet për themelimin e asociacionit. Pas rrënimit të murit në Mitrovicë, edhe Brukseli ka kërkuar veprime nga Prishtina për ta përmbushur këtë obligim, i cili del nga marrëveshjet e Brukselit.
Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, njëkohësisht zëvendësministër i Pushtetit Lokal, ka thënë për “Kohën Ditore” se ka indikacione për kthimin e Listës Serbe.
“Ne nuk e kemi ndërprerë komunikimin me përfaqësues të Listës Serbe asnjëherë. Besoj se kemi indikacione pozitive për kthimin e tyre, kemi një atmosferë të përshtatshme bashkëpunimi pas zgjidhjes së çështjes së murit. Megjithatë, vendimi për kthim do të jetë vendim i tyre”, tha Gecaj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail