Opozita shqiptare sot në protestë masive antiqeveritare

Tiranë, 18 shkurt 2017 (MIA) - Opozita shqiptare sot në mesditë paralajmëroi mbajtje të protestës më masive deri tani antiqeveritare.
Forca më e madhe opozitare Partia Demokratike protestat i ka paralajmëruar edhe në polici, me ç'rast në njoftim citohet se të njejtat do të mbahen para Qeverisë, se do të zgjasin katër orë dhe se për shkak të asaj kanë kërkuar bllokim të komunikacionit në sheshin "Heronjtë e popullit".
"Ftoj çdo shqiptar, të bashkohet! Është një bashkim i madh popullor, është një festë për çdo qytetar, me fuqinë e madhe të bashkimit përmes një proteste madhështore, të forcës së pamposhtur të qytetarëve të bashkuar, por po kështu paqësore, të vijnë me gratë, me të rejat, me të rinjtë, me familjet. Ne do të jemi me familjet tona. Do të jetë një protestë madhështore dhe të gjithë së bashku do të hapim një derë të re për Shqipërinë tonë dhe për jetën e çdo shqiptari", apeloi lideri i PD-së, Lulzim Basha.
Demokratët e lidhin këtë vendim me një përpjekje për të detyruar kryeministrin Rama të japë dorëheqjen. Opozita e akuzon kryeministrin për mungesën e vullnetit për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, por nga skenari i 18 shkurtit tani për tani njihet vetëm koha e nisjes së protestës.
"Fillimi i protestës është përcaktuar nga Partia Demokratike, nga opozita në orën 12:00. Qytetarët janë ata të cilët do të vendosin kohëzgjatjen dhe mbarimin e protestës, pa dyshim me fitore. Me fitore qytetare, të kauzës qytetare", tha Basha.
Sipas tij, vetëm me guxim dhe vendosshmëri mund të kthehet pushteti te populli, ndërsa zgjedhjet e lira janë kusht kryesor për fillim të negociatave të BE-së me Shqipërinë.
Policia në ndërkohë ka informuar se është "mobilizuar sepse pret provokime nga ana e pjesëmarrësve në protestë".
Gjithashtu policia konfirmoi se protesta do të fillojë në orën 12 ndërsa do të mbarojë në orën 16 dhe apelon deri te organizatorët për qëndrueshmëri.
Megjithatë, një vendim është marrë, protesta do të jetë paqësore, pavarësisht nëse vendimi i madh do të jetë për një qëndrim të gjatë përpara Kryeministrisë, apo për zgjerim të protestës në të gjithë vendin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail