Turqia do të hap bazën e saj hulumtuese në Antarktik

Ankara, 21 shkurt 2017 (MIA) - Një grup shkencëtarësh turq do të shkojnë ditëve në vijim në Antarktik me qëllim që atje ta krijojnë bazën e parë shkencoro-hulumtuese të Turqisë, deklaroi në një intervistë për Anadolia, drejtoresha e Qendrës polare për hulumtim në kuadër të Universitetit të Stambollit, Burxhu Jozsoj.
Grupi do të bëjë aktivitete përgatitore për zbatimin e një studimi fizibiliti për projektin.
Puna shkencore në Antarktik është e rëndësishme për grumbullimin e informacioneve për ndryshimet klimaterike globale. Disa vende atje zbatojnë hulumtime në sferën e fizikës, gjeologjisë, biologjisë, ndërsa Turqia gjithashtu ka potencial për punë të tillë, tha Jozsoj.
"Do të jemi shumë krenarë kur flamuri turk do të fillojë të valojë atje", shtoi ajo.
Në prill të vitit të kaluar një grup prej 14 hulumtuesish turk prej shtatë universiteteve turke, në mesin e së cilëve mjekë, botanikë, sinoptikë, gjeologë dhe oqeanografë, bënë ekspeditë shkencore deri në Antarktik me qëllim që të studiohen pasojat e ngrohjes globale.
Turqia është në mesin e pjesëmarrësve në Marrëveshjen e Antarktikut, të nënshkruar në vitin 1959, me të cilën atje lejohet zbatimi i veprimtarisë shkencore. Qendra polare për hulumtim e Turqisë është krijuar në vitin 2015.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail