Athina e hedh poshtë mundësinë për masa shtesë për kursim

Athinë, 21 shkurt 2017 (MIA) - Ministri grek i Mediave, Nikos Papas e hodhi poshtë mundësinë për vendosjen e masave shtesë për kursim në Greqi, duke precizuar se marrëveshja me ministrat e eurozonës është për "zero intervenime fiskale".
Papas, i cili është këshilltar i afërt i kryeministrit, Aleksis Cipras, në televizionin "Antena" foli për marrëveshjen e djeshme të Eurogrupit, me të cilin Greqia u pajtua t'i fuqizojë masat pasi të përfundojë programi vijues për ndihmë në vitin 2018, në këmbim të kthimit të ekspertëve teknik në Athinë me qëllim që të mbyllet shqyrtimi i dytë i ndihmës së tretë financiare të vendit.
"Gjithçka do të ndodh përnjëherë ... masat dhe kundërmasat të cilat do të hyjnë në fuqi pas vitit 2019 do të votohen bashkërisht", deklaroi Papas.
"Nëse ekziston intervenim në sistemin tatimor që të ulet pragu, atëherë do të gjejmë masa të cilat do të japin lehtësime të drejta sociale dhe efektive për nga tatimet", shtoi ai, duke e theksuar shembullin me rritjen e tatimit të mallrave luksoze dhe uljen e tatimit të artikujve kryesorë.
Papas shtoi se Qeveria ka për qëllim ta përfundojë rishikimin e ndihmës financiare sa më parë, duke theksuar se nuk ekziston shkak për anulimin e mëtejmë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail