Gjukanoviq: Rusia përgjegjëse për politikën destruktive në Ballkan

Podgoricë, 21 shkurt 2017 (MIA) - Ish kryeministri malazez Milo Gjukanoviq e akuzoi Rusinë për politikë destruktive në Ballkan pas "tentativës së penguar për rrëzimin e qeverisë së tij properëndimore".
Gjukanioviq, i cili u tërhoq pas konfirmimit për "komplot prorus" në tetor me qëllim që "të pengohet vendi që të inkuadrohet drejt NATO-s, deklaroi se Moska "ka mobilizuar një sasi të madhe materiali destruktiv për Malin e Zi".
Ai theksoi se grupet opozitare proruse në Malin e Zi "kanë dashur që të formojnë qeveri të re marionetë, e cila do të shërbejë vetëm në interesat e Moskës".
Prokurorët malazezë e akuzuan Rusinë dhe operativët e saj nga shërbimet sekrete për planifikimin e "tentativës për grusht shtet", i cili ndër të tjerash ka përfshirë edhe planin për vrasjen e Gjukanoviqit.
Kremlini e përgënjeshtroi se ka marrë pjesë në ndonjë komplot për grusht shtet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail