Autoritetet greke aprovuan 10.000 kërkesa për azil

Athinë, 23 shkurt 2017 (MIA) - Të paktën 10.000 refugjatë, në mesin e të cilëve edhe dy mijë minorenë, pritet të mbesin në Greqi në tre vitet e ardhshme, pasi që u janë aprovuar kërkesat për azil.
Kërkesat e aprovuara për azil janë rreth një e gjashta nga më shumë se 60.000 emigrantë të cilët për momentin janë ngujuar në Greqi, pas vendimeve të vitit të kaluar që të mbyllet ruta ballkanike.
Mbërritja e emigrantëve të rinj në Greqi në mënyrë të konsiderueshme është ngadalësuar pas marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë në mars të vitit të kaluar. Ndërkaq, në bregun grek nga Turqia fqinje ende po mbërrijnë refugjatë, ndërsa numri i tyre pritet të rritet me përmirësimin e kushteve kohore.
Sipas shërbimit grek për azil, në janar të këtij viti kërkesa për azil kanë shtruar gjithsej 1.912 emigrantë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail