Mustafa: Kërcënuesit le ta mbushin sheshin nga Grandi e te Kuvendi, Qakorri nuk është Kosovë

Prishtinë, 24 shkurt 2017 (MIA) - Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka folur rreth kërcënimeve që deputët e koalicionit kanë marrë ditëve të fundit, në rast të votimit të demarkacionit.
Mustafa në emisonin "Euro Tribuna" me Menduh Abazin, ka thënë se me kërcënime të tilla, edhe po të mbushej sheshi nga Grandi e deri të Kuvendi nuk do ta frikësonin.
Ai ka thënë se kërcënuesit anonim, po të ishin trima do shkonin dhe ta merrnin tokën të cilën supozojnë se po u mbetet jashtë kufirit.
"Po të ishte Qakorri brenda Kosovës, tani ai do ishte brenda komunës së Pejës, por nuk e kemi, ai është jashtë kufirit", ka deklaruar kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.
Ai në emison tha se se edhe barinjtë e dinë që Qakorri është jashtë Kosove.
"Po të ishte në Pejë dhe me demarkacioni i kufirit të lihej jashtë, çdokush do kishte arsye për kritika, mirëpo të gjithë e din se Qakorri është jashtë Kosovë, edhe barinjtë e dinë këtë gjë, se ku u kanë kullosë bagëtitë” ka thënë Mustafa.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail