Han: Situata në Mal të Zi është kryesisht delikate

Podgoricë, 24 shkurt 2017 (MIA) - Komisari evropian Johanes Han vlerëson se situata politike në Mal të Zi është kryesisht delikate duke pasur parasysh atë se opozita e bojkoton kuvendin.
"Bojkoti nuk është vendim i qëndrueshëm. Besoj se liderët politik në Mal të Zi do të gjejnë kompromis dhe se me dialog do të arrijnë marrëveshje të kthehet opozita në kuvend. Kjo është ajo që ne e presim dhe kjo është ajo që e pret popullin nga përfaqësuesit e zgjedhur demokratik", theksoi Han në intervistën për "Euroaktiv".
Ai pret që të gjithë organet malazeze të tregojnë përgjegjësi dhe në mënyrë transparente të hetojnë se çka ka ndodhur në ditën e zgjedhjeve më 16 tetor të vitit të kaluar.
"Presim që në mënyrë transparente të hetohet ajo çka ka ndodhur në ditën e zgjedhjeve. Kur bëhet fjalë për heqje të imunitetit të deputetëve, këtë nuk mund ta komentoj, kjo është diçka që rregullohet me legjislacionin vendor. Me vëmendje e ndjekim situatën në terren dhe u bëjë thirrje të gjithë palëve për përmbajtshmëri", porositi Han.
Ai theksoi se lidhjet e Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi janë shumë të afërta dhe se këtë e ka konkluduar nga takimi në të cilin ka marrë pjesë personalisht.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail