Bajden: Në BeH kishte gjenocid, e jo luftë qytetare

Uashington, 27 shkurt 2017 (MIA) - Ish-nënpresidenti i SHBA-së, Xhozef Bajden, i cili në solemnitet në Uashington nga Këshilli këshilldhënës i BeH-së mori çmim për vepër jetësore, deklaroi se duhet të flitet për gjenocidin në BeH.
Bajden deklaroi se nuk ka asgjë për çka është më shumë krenar nga lidhshmëria me përpjekjen që të ndërpritet gjenocidi në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ai u përkujtua edhe në kohën kur ka dëgjuar për agresionin dhe krimet të cilat kanë ndodhur në vitet e 90-ta në këtë vend, transmeton "Klik"-u boshnjak.
"Përmes dëgjimit dhe kontakteve me diplomatë të tjerë isha i bindur se Sllobodan Millosheviq planifikon pastrim etnik në BeH", tha Bajden.
Siç vetë tha, gjatë agresionit ka besuar se populli në BeH ka të drejtë të mbrohet, madje për këtë arsye në vitin 1992 e ka propozuar Rezolutën për vendosje të embargos për importim të armëve, që KB-ja dhe NATO-ja më vonë vendosën ta imponojnë. Ai theksoi se ka shtuar edhe një element, ndërsa ai është që të vendoset embargo dhe të sulmohet APJ, e cila e ka kaluar lumin Drina që të shkaktojë kaosin që e ka planifikuar në BeH, por që atëherë asgjë nuk ka ndodhur.
"Ju mbijetuat. Humbët familjet, humbët shtëpitë. Luftuat që ta ruani dinjitetin tuaj. Ajo nuk ishte luftë qytetare, por ai ishte gjenocid. Thjesht gjenocid. Dhe kjo ndodhte para syve të gjithë Evropës", tha Bajden.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail