Siarto: Është i mundur ristartimi i "Rrjedhës jugore" pas zgjedhjeve në Bullgari

Budapest, 27 shkurt 2017 (MIA) - Pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Bullgari, është e mundur të flitet për ristartimin e projektit për ndërtimin e gazsjellësit "Rrjedha jugore", deklaroi sot ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Siarto.
"Mendoj se duhet t'i presim zgjedhjet në Bullgari, që të shohim se çfarë do të jetë pozita bullgare. Kthimi në jetë i projektit është në interes të Hungarisë. Jo vetëm i Hungarisë, por edhe i Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe vetë Bullgarisë", deklaroi Siarto.
Ai theksoi se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Qendrore janë të interesuara për ripërtëritjen e projektit "Rrjedha jugore".
Projekti "Rrjedha jugore" parashihte distribuimin e gazit natyror prej Rusisë përmes fundit të Detit të Zi deri në Bullgari, ndërsa më pas përmes Serbisë dhe Hungarisë drejt Evropës së Mesme, me degë të mundshme drejt Maqedonisë dhe BeH-së.
Në dhjetor të vitit 2014 Rusia publikoi se e anulon projektin "Rrjedha jugore", për shkak të kontestit me BE-në rreth ndërtimit të ri dhe ta paralajmërojë ndërtimin e gazsjellësit "Rrjedha turke", që duhet të transportojë gaz nga Rusia përmes fundit të Detit të Zi drejt Turqisë veriperëndimore.
Zgjedhjet e parakohshme në Bullgari janë caktuar për më 26 mars.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail