Shqipëria dërgon ushtri të vet në Irak për luftë kundër SHI-së

Tiranë, 27 shkurt 2017 (MIA) - Me kërkese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipëria do të dërgojë në Irak, një njësi ushtarake operacionale, një togë, e cila do të marrë pjesë në operacionet tokësore kundër militantëve të organizatës terroriste SHI, njofton Top Channel.

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli informoi në komisionin e sigurisë se i ishte dërguar një kërkesë edhe qeverisë së Irakut për të dhënë kredencialet.

Më pas në Kuvendin shqiptar do të paraqitet edhe një projektligj që do përcaktojë detajet, kohën dhe numrin e ushtarakëve shqiptarë që do bashkohen me njësitë e tjera të vendeve aleate në koalicionin anti SHI. Këto trupa do vendosen në një bazë ushtarake në Irak.

Pjesëmarrja e njësisë ushtarake shqiptare në koalicionin global kundër SHI-së është vullnetar, ndonëse vjen pas një kërkese nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Trupat ushtarake kanë qënë të angazhuara për një kohë të gjatë në Irak, por kryesisht në operacionet e ruajtjes së objektivave ushtarake apo shoqërimit të autokolonave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail