"Gardian": Ballkani do t'i shkaktojë kokëdhimbje Trampit

Londër, 27 shkurt 2017 (MIA) - Situata e Ballkanit kanoset të rritet në kokëdhimbje për politikën e jashtme të presidentit amerikan Donald Tramp, vlerëson gazeta londineze "Gardian".
"Harrojeni Kinën dhe Lindjen e Afërt. Ish Jugosllavia mund të bëhet kokëdhimbja e parë reale e politikës së jashtme të Trampit", thekson gazeta.
"Gardian" vlerëson se pas periudhës së krizës prej viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, Ballkani tani sërish ballafaqohet me krizë.
"Po rishikohen kufijt, rriten tensionet dhe sërish theksohet këmbimi i territoreve si mënyrë e fundit për parandalimin e dhunës", thekson gazeta londineze.
Sipas "Gardian", diplomatët vlerësojnë se 2017 do të jetë "vit ankthi" për Ballkanin, për shkak "zgjedhjeve presidenciale në Serbi, zgjedhjet e parakohshme të ardhshme në Kosovë dhe për shkak nxehjes për zgjedhjet në Bosnjë e Hercegovinë vitin e ardhshëm".
Gazeta vlerëson se tensione do të shkaktojnë akuzat e para të Gjykatës Speciale për krime të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si dhe kërcënimet për referendum për pavarësinë e Republikës Sërpska nga BeH, "e cila asnjëherë në tërësi nuk u rikuperuar nga lufta".
"Këtu është edhe Mali i Zi, i cili ishte seriozisht i tronditur vitin e kaluar kur Qeveria pohonte se institucionet ruse tentojnë të orkestrojnë grusht shtet.. Ndërsa edhe Maqedonia, republika më jugore e ish Jugosllavisë, e cila po tenton të formojë qeveri të re pas krizës politike me shqiptarët ", shton "Gardian".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail