Angela Merkel sot në Berlin e pret kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq

Berlin, 14 mars 2017 (MIA) - Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq sot pasdite në Berlin do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel, konfirmoi Tanjug, duke iu referuar kabinetit të kryeministrit.
Takimi i tyre i dhjetë, paraprakisht i planifikuar për të premten, 17 mars është spostuar më përpara sepse ndërkohë është anuluar takimi i kancelares gjermane me presidentin amerikan Donald Tramp.
Tema e bisedës mes Vuçiqit dhe Merkelit do të jenë raportet bilaterale, çështjet rajonale, politika dhe ekonomia evropiane, si dhe politika migruese, deklaroi paraprakisht zëvendës-zëdhënësi i Qeverisë gjermane Ulrike Demer.
Bëhet fjalë për çështjk aktuale, sidomos për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për çështje që këtyre ditëve ndodhet në axhendën e institucioneve më të larta evropiane në Bruksel.
Merkel e anuloi vizitën në Uashington, ku është dashur të takohet me Trampin, për shkak të avancimit të shpejtë të stuhisë dimërore, e cila pritet ta godasë verilindjen e SHBA-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail