Vllasi: Shqiptarët i detyruan të ishin në RSFJ dhe Serbi

Prishtinë, 16 mars 2017 (MIA) - Avokati nga Kosova, Azem Vllasi, ka ritreguar për sulmin kundër tij, ka folur për Haradinajn, Beogradin dhe marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.
Vllasi, duke folur rreth sulmit, për portalin serb "Alo", ka thënë se është sigurt se motivi nuk është i natyrës personale. Unë dhe familja ime askujt nuk i kemi borxh, askënd se kemi tradhtuar e as fyer. Është e qartë se bëhet fjalë për tentim vrasje dhe heshtje të atij që e ka porositur, transmeton koha.net.
Duke folur rreth asaj se kush mund ta ketë porositur vrasjen e tij, ai ka thënë se dyshon që sulmin ta kenë bërë ata që e pengon qëndrimin e tij të lirë.
"Në Kosovë veprojnë shumë organizata sekrete që dëshirojnë të bëjë kaos dhe të nxisin trazira. Dëshirojnë që shqiptarët të luftojnë mes vete. Mu për këtë mendoj se dhe dyshoj që ky të ketë qenë qëllimi i sulmit kundër meje", ka thënë Vllasi.
Në pyetjen se çfarë mendon për Slobodan MiIlosheviqin, Vllasi është përgjigjur:
"Ai nisi të shkelte nëpër Jugosllavi si elefant, zhvilloi politikë të çmendur dhe me arrogancën e vet kundër Kosovës e shqiptarëve shkaktoi kaosin. Për shkak të tij dhe politikës së tij të gjithë ikën nga Jugosllavia. E shkeli autonominë tonë dhe shqiptarët asgjë më shumë nuk dëshironin. Po të mos e kishte bërë këtë, ndoshta, Kosova sot do të ishte në Serbi. E dini, thënë të vërtetën, ne shqiptarët kurrë nuk kemi qenë të RSFJ-së e të Serbisë, gjithmonë kemi qenë të detyruar të jemi në të", ka thënë Vllasi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail