Përfundoi tkaimi i kryeministrave nga Ballkani Perëndimor që u mbajt në Sarajevë

Sarajevë, 16 mars 2017 (MIA) - Takimi treorësh i kryeministrave nga shtetet e Ballkanit Perëndimor përfundoi sot në Sarajevë. Takimi ishte në kuadër të përgatitjeve për samitin e ardhshëm të katërt të Procesit të Berlinit që do të mbahet në korrik.
Nikoqiri, kryesuesi me Këshillin e ministrave të BeH-së, Denis Zvizdiq tha se stabiliteti dhe paqja e siguria e kësaj hapësire janë kyçe për zhvillimin politik, social dhe ekonomik të shteteve nga Ballkani Peëëndimor për ç'shkak "kryeministrat e shteteve kanë përgjegjësi t'i mbajnë vendet tona në rrugën evropiane".
Në takim mori pjesë edhe komisari evropian për zgjerim, Johanes Ham. Ai porositi se shtetet anëtare të BE-së edhe krahas zgjedhjeve të cilat janë në rrjedhë apo pasojnë në disa shtete, në tërësi janë të lidhura për procesin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. Paralajmëroi se shtetet nga rajoni nuk guxojnë të lejojnë pengesat ta rrezikojnë përparimin e realizuar.
Si çështje më të rëndësishme Han e theksoi ekonominë sepse siç sqaroi, ekonomia së pari sjell përparim në procesin e integrimeve evropiane. Përmendi edhe për ndërlidhje të mëtutjeshme të infrastrukturës dhe ekonomive.
Konferenca filloi me ardhjen solemne të kryeministrave nga Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia. Në tubim sihte edhe shefi i qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa dhe Anxhelino Alfano, ministër i Punvëe të jashtme të Italisë, shtet i ardhshëm nikoqir i Samitit të shteteve nga Ballkani Peërndimor në korrik në Trieste.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail