Tre persona janë arrestuar në Stamboll për sulmin ndaj panairit në Berlin

Stamboll, 20 mars 2017 (MIA) - Tre persona lidhur ne sulmin ndaj panairit të Krishtlindjeve në Berlin në fund të vitit të kaluar, janë arrestuar në aeroportin "Ataturk" në Stamboll, njoftoi televizioni privat turk Si-En-En Turk.
Ministria e Punëve të Brendshme së Turqisë njoftoi se të tre të arrestuarit kanë qenë në kontakt me sulmuesin në Berlin.
Të tre të arrestuari në aeroportin "Ataturk" janë identifikuar si Mohamed Ali Kan, Jusef Daruiçe dhe Bilal Jusef Mahmud.
Përgjegjësinë për sulmin më 19 dhjetor në panairin e krishtlindjeve në Berlin, në të cilin vdiqën 12 persona, ndërsa dhjetëra u lënduan, e ndërmor grupi Shteti Islamik.
Kryerësi i sulmit, tuniziani Anis Amri u vra gjatë një shkëmbim zjarri me policinë italiane pranë stacionit të autobusit në periferinë e Milanos më 23 dhjetor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail