Një nga pakot e gjetura me bomba në Greqi dedikuar për Klaus Regling

Athinë, 21 mars 2017 (MIA) - Krahas njeriut të parë të Eurogrupit, Jerun Dejselblum, edhe kryetari i Mekanizmit stabilizues evropian (MSE), Klaus Regling është në mesin e personave, për të cilët ishin dedikuar pakot e reja me bomba, që autoritetet greke i gjetën në postën në Athinë, shkruan "Katimerini".
Sipas burimeve policore, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, tetë pakot ishin dërguar me postë në kohë të ndryshme dhe ndaras nga dy pakot paraprake të cilat arritën në Minsitrinë gjermane të Financave në berlin dhe në selinë e FMN-së në Paris. Pakoja e dytë shpërtheu dhe lëndoi një nëpunëse të Fondit.
Supozohet se qëllimi ishte që me dy pakot e para me bomba të shihet sa sa ato do të mund të arrijnë deri te marrësit, pa u zbuluar paraprakisht përmbajtja e tyre.
Të punësuarit në postat greke vazhdojnë të kërkojnë edhe pako të tjera. Supozohet se tetë pakot e gjetura ishin dërguar përmes postës, sepse dërguesit janë frikësuar se mund të xhirohen me kamerë, nëse vetë do t'i dërgonin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail