Falon: Policia kontrollon nëse në sulmin në Londër janë involvuar edhe njerëz të tjerë

Londër, 23 mars 2017 (MIA) - Policia britanike vlerëson se sulmi në Londër, në të cilin e humbën jetën katër persona, ndërsa rreth 40 janë lënduar, ka të bëjë me terrorizimin islamik, ndërsa kontrollohet edhe nëse sulmuesi ka pasur ndihmë nga ndonjë tjetër, deklaroi sot ministri i Mbrojtjes Majkëll Falon.
"Policia kryen hetim për këtë njeri, bashkëpunëtorët e tij dhe nga ka ardhur. Kontrollohet nëse në sulm janë involvuar edhe njerëz tjerë. Versioni i punës së policisë është se incidenti ka të bëjë me terrorizimin islamik", theksoi Falon.
Sulmuesi është identifikuar dhe është i njohur për shërbimin britanik të sigurisë, theksoi një përfaqësues ushtarak anonim britanik. Ai refuzoi ta zbulojë emrin e burrit dhe të kumtojë më shumë hollësi për identitetin e tij, kombin dhe origjinën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail