Borisov: Fituam mandat të pastër për të formuar qeveri

Sofje, 27 mars 2017 (MIA) - Partia Qytetarë për zhvillim evropian e Bullgarisë (GERB) në zgjedhjet e djeshme fitoi mandat të pastër për formimin e qeverisë së re të Bullgarisë, deklaroi herët në mëngjes lideri partiak dhe ish-kryeministër i Bullgarisë Bojko Borisov.
"Rezultatet (nga zgjedhjet) kategorikisht konfirmuan se GERB-i duhet të jetë partia udhëheqëse", tha Borisov, para ithtarëve të mbledhur të cilët e festonin fitoren.
Borisov theksoi se partia e re konservatore do t'i investojë të gjitha forcat për të formuar Qeveri të re të koalicionit.
Sipas 97,17 për qind të të dhënave të përpunuara nga zgjedhjet e djeshme të parakohshme parlamentare në Bullgari, GERB fitoi 32,63 për qind të votave ose 96 vende në Asamblenë Popullore, para koalicionit të kryesuar nga Partia socialiste bullgare (BSP) me 27,10 për qind ose 79 deputetë.
Në bazë të rezultateve të deritanishme vende në Parlament siguruan edhe koalicioni nacionalist Patriotët e bashkuar (OP) me 9,07 për qind të votave ose 27 vende të deputetëve, partia e turqve bullgarë, Lëvizja për të drejta dhe liri (DLS) me 8,98 për qind ose 26 deputetë dhe partia populiste Vullneti i biznesmenit Veselin Mareshki me 4,16 për qind të votave, e cila me siguri do të fitojë 12 vende në Parlament.
Nën censusin zgjedhor prej 4 për qind mbetën Blloku reformues (RB) me 3.01 për qind të votave, koalicioni Da Bugaria me 2,93, Unioni DOST me 2,91 dhe koalicioni Republika e Re me 2,51 për qind.
Liderja e BDP, Kornelia Ninova që mbrëmë e pranoi humbjen dhe ia uroi fitoren Borisov, duke shtuar se partia e saj do të tentojë të formojë qeveri, nëse GERB nuk arrin në këtë.
"Dëshirojmë t'iu urojmë fituesve, GERB. Nëse ata nuk arrijnë të formojnë qeveri dhe ne e marrim mandatin, do të mundohemi të formojnë Qeveri me qëllim ta sigurojmë sigurojmë në vend", potencoi Ninova.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail