Sllovenia, Polonia dhe BeH bënë thirrje për pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Lubjanë, 27 mars 2017 (MIA) - Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor do të kontribuonte në paqen dhe stabilitetin në rajon, porositën nga takimi i përbashkët presidenti i Sllovenisë dhe i Polonisë, Borut Pahor dhe Anzhdej Duda dhe anëtari i Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës, Mlladen Ivaniq.
Takimi u mbajt në kështjellën Starmoll në suaza të vizitës dyditore të presidentit polak në Slloveni, ku Pahori e ftoi edhe Ivanoviqin.
Pas takimit Pahor vlerësoi se gjendja në Ballkanin Perëndimor po përkeqësohet në kushte kur BE është e preokupuar me problemet e veta, vëmendjen e zhvendos nga ngjarjet në rajon.
Pahor theksoi se perspektiva evropiane mbetet mjet më i sigurtë për ruajtjen e stabilitetit, duke theksuar se vazhdimi i zgjerimit të BE-së do të ndihmonte për stabilizim të gjendjes në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
"Nëse mbizotëron bindja se zgjerimi është i parealizueshlm apo i pamundur, gjendja do të përkeqësohet edhe më shumë", deklaroi Pahor, duke vlerësuar se kriza e brendshme në BE kontribuon për uljen e entuziazmit rreth zgjerimit të Unionit.
Në pres konferencën e përbashkët pas takimit, Duda theksoi se Polonia mbetet e angazhuar për ruajtjen e paqes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe angazhohet për ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet të gjithë popujve.
Ivaniq, ndërkaq, i shprehu falënderim Pahorit dhe Dudës, të cilët edhe krahas problemeve të brendshme, pesimizmin dhe shqetësimin e vendeve anëtare të BE-së, kanë shprehur interes t'i dëgjojnë edhe qëndrimet e BeH-së për gjendjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
"Inkurajon fakti se edhe më tej ka politikanë dhe liderë, të cilët e kuptojnë rëndësinë e BE-së për qëllimet e Ballkanit Perëndimor", tha Ivaniq.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail