Erdogan: Inkuadrimi drejt BE-së do të vendoset në tryezë pas referendumit

Ankara, 10 prill, 2017 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se çështja për inkuadrimin e vendit në Bashkimin Evropian sërish do të vendoset në tryezë pas referendumit për zgjerimin e kompetencave presidenciale.
Në fjalimin në Izmir, Erdogani e krahasoi Evropën me "një pacient" duke përdorur një shprehje jo të hijshme, që e kanë përdorur politikanët gjatë shekullit të 19-të, kur e kanë përshkruar rënien e Mbretërisë Osmane.
Ai edhe një herë u kërcënua se pas referendumit, i cili do të mbahet më 16 prill, do të vendosë dënim me vdekje, nëse ligji votohet në Parlament, me çka në mënyrë automatike do t'i jepet fund tentativave të Turqisë që të inkuadrohet në BE.
"Evropa do të paguajë për atë që ka bërë. Nëse do Perëndia, çështja e BE-së sërish do të vendoset në Tryezë pas 16 prillit", tha Erdogani.
Ai theksoi se turqit, që jetojnë në Evropë janë të "shtypur dhe të mposhtur" "Nëse do Zoti ata do t'i japin llogari njerëzve tanë", porositi presidenti i Turqisë.
"Ata para një shekulli thanë se ne jemi "pacientë" (nga Bosfori). Tani ata janë "pacientë". Evropa po shkatërrohet", konkludoi Erdogani.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail