Forca kryesore opozitare në Turqi do të kërkojë anulim zyrtar të referendumit

Ankara, 18 prill 2017 (MIA) - Forca kryesore opozitare në Turqi, Partia popullore-republikane (NPR) do t'i parashtrojë sot Komisionit shtetëror zgjedhor kërkesë për anulim të referendumit, i cili u mbajt të dielën.
Zëvendëskryetari i NPR-së, Bulent Tezxhan deklaroi se do ta parashtrojë ankesën në Komision në orën 14:30 minuta sipas kohsë lokale.
NPR bëri thirrje për anulim të votimit dhe deklaroi se do ta vendosë çështjen edhe në Gjykatën evropiane për të drejta të njeriut, nëse nevojitet, pas vendimit të Komisionit në moment të fundit t'i pranojë si valide fletëvotimet pa vulë.
Kryeminsitri turk, Binali Jilldirim deklaroi se deklaratat për parregullsi janë të përpjekje të padobishme për t'u hedhur hije ndaj rezultateve të referendumit.
Sipas tij, vullneti i popullit është i qartë dhe debatet për rezultatet e referendumit janë përfunduar.
Ai i bëri thirrje opozitës t'i respektojë rezultatet e referendumit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail