Vuçiq: Deklaratat për bashkimin e Shqipërisë e të Kosovës, vetëm dëshira

Beograd, 20 prill 2017 (MIA) - Kryeministri dhe kryetari i zgjedhur i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se deklaratat lidhur me bashkimin e Shqipërisë e të Kosovës mbeten vetëm në domenin e dëshirave, transmeton Koha.net.
Ai, siç njofton novosti online“, i ka lutur protagonistët të mos dalin në opinion me diçka të tillë, sepse “kjo s’i ndihmon marrëdhëniet e mira në rajon”.
Vuçiqi ka thënë se ky është reagimi i Serbisë ndaj deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Sipas tij, këto deklarata nuk i kontribuojnë krijimit të atmosferës së bashkëpunimit dhe punës në projektet e përbashkëta.
Vuçiq ka shtuar se të gjithë e kanë të qartë se bashkimi nuk do të ndodhë pa marrë parasysh dëshirën e dikujt.
„Ne nuk do ta fyejmë askënd, nuk do të kërcënohemi me kurrfarë deklaratash. Mendojmë para së gjithash për përparimin ekonomik të Serbisë”, ka thënë Vuçiq duke komentuar deklaratën e Edi Ramës e të Hashim Thaçit rreth bashkimit të Shqipërisë e të Kosovës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail