Gjykata themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhërarrest për Albin Kurtin

Prishtinë, 21 prill 2017 (MIA) - Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një urdhërarrest për ish-liderin e Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, pasi ky i fundit nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore ku akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, Indeksonline mëson se mosparaqitja e Kurtit në Gjykatë është me arsyetimin se i njëjti nuk gjendet në Republikën e Kosovës. "Albini ka udhëtuar dje në Austri për të marrë pjesë në një tubim me bashkatdhetarët atje", ka thënë ky burim.

"Ju njoftojmë se kryetari i trupit gjykues sot në seancën gjyqësore ka marr vendim që për të siguruar prezencën e të akuzuarit A.K gjatë ditës do të lëshojë urdhër arrest", thuhet në përgjigjen e Indeksonline nga Zyra për Informim e Gjykatës themelore.

Vlen të theksohet se Kurti kishte munguar edhe në seanca tjera të këtij gjykimi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail