Mediat e Kosovës: E mundur që Haradinaj të jetë kandidat i opozitës në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë

Prishtinë, 23 prill 2017 (MIA) - Mediat klosovare publikuan se Ramush Haradinaj, ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e mundur të jetë kandidati i vetëm i opozitës në zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë.
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka bërë me dije se kandidati për kryeministër i AAK-së dhe Nismës, do të jetë Ramush Haradinaj. Këto komente ai i bëri në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit.
“Unë jam i bindur në këtë. Jo besoj, por jam i bindur që aktualisht kandidatura më serioze, më e sigurt e më e mira, oferta më e mira për sot, është zotëri Haradinaj, kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës”, ka thënë Limaj.
Ai thotë se shpreson që edhe të tjerët të mund t’i bashkohen, derisa bindjen e njëjtë mund edhe të mos e kenë. E në qeverinë e ardhshëm, që sipas Limajt, do të përbëhet nga AAK e Nisma, ai nuk po kërkon hise.
Për të ardhur deri në këtë pikë, për qeverisjen aktuale, Nisma e tij, të hënën do të filloj të mbledh nënshkrimet, dhe se pritjet e ish-ministrit janë që qeveria të rrëzohet javën që vije.
“Në momentin që kemi 40 firma, nuk kemi pse ta shtyjmë. Do ta shfrytëzojmë mundësinë ligjore që menjëherë të procedojmë drejt Kuvendit. Dhe Kuvendit duhet ta jap epilogun për këtë mocion. Për mendimin tim pres që dy javët e ardhshme të jenë vendimtare, do të kem apo nuk do të kemi zgjedhje”, ka thënë ai.
Megjithatë Limaj, pranon se fati i mocionit varet shumë edhe nga PDK-ja dhe LDK-ja, që janë në koalicion.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail