Katër persona humbën jetën në një stuhi dëbore në Turqi

Ankara, 24 prill 2017 (MIA) - Katër persona humbën jetën në një stuhi dëbore, që dje e goditi Turqinë, njoftuan autoritetet turke.
Në Provincën jugore Mersin stuhia u shoqërua me erë me shpejtësi deri në njëqind kilometra në orë, ku u rrëzuan shtylla elektrike dhe pemë, njoftoi drejtoria lokale meteorologjike.
Në rajonin Akdenis humbi jetën një grua 28-vjeçare, ku për shkak të erës një pemë u rrëzua mbi të, njoftoi Anadollu.
Në Provincën veriore Trabzon humbi jetën një burrë 71-vjeçar, mbi shtëpinë e të cilit u rrëzua një shkëmb, dhe më pas janë evakuuar 14 familje.
Stuhia e përfshiu edhe pjesën verilindore të Turqisë, ndërsa në provincën Artvin humbi jetën një person, mbi të cilin u rrëzua një trung peme derisa punonte në fermë.
Viktimë e motit të keq në Turqi ishte edhe një 55-vjeçare nënë e katër fëmijëve nga provinca Ardahan, në pjesën lindore të vendit.
Erë e fortë u vërejt edhe në provincat Riza, Nevshehir, Sivas, Jozgat, Sirt, Erzurum dhe Erzixhan.
Sipas paralajmërimeve të meteorologëve moti duhet të stabilizohet sot pasdite.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail