Rama dhe Meta apelojnë për distancim nga dhuna në Maqedoni

Tiranë, 27 prill 2017 (MIA) - Lidhur me ngjarjet në Maqedoni, sonte reagoi edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe spikeri i parlamentit Ilir Meta, të cilët bënë thirrje për distancim nga dhuna.
"Ajo që dua të them me shumë sinqeritet dhe këmbëngulje është që shqiptarët në Maqedoni të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve, të jenë shembull sesi ne të gjithë së bashku nuk duam fundin e Maqedonisë, por duam stabilitetin dhe demokratizimin e metëjshëm. Është një moment ku realisht duhet shumë qetësi", tha ai në Intervistën në Top Story, në Top Channel.
Ai hodhi sërish poshtë pretendimet e partisë së Gruevskit se platforma e partive shqiptare është hartuar me ndërhyrjen e Tiranës.
"Më vjen shumë keq që u ngrit një strategji dritëshkurtër politike duke vendosur shqiptarët në shënjestër dhe duke përdorur të ashtuquajturën platformë të Tiranës si sebepe. E vërteta është që vetë VMRO dhe Gruevski e kanë pranuar në bashkëbisedimin që kanë patur me Ali Ahmetin, gjithçka që ka të bëjë me atë që më pas u mallkua si platforma e Tiranës. Arsyeja pse nuk funksionoi marrëveshja ata e dinë shumë mirë", u shpreh Rama.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta shpreh shqetësimin e madh për ngjarjet e fundit në Maqedoni dhe për situatën e krijuar atje.

Meta apelon dhe u kërkon autoriteteve vendase të distancohen nga dhuna, si edhe të marrin masa të menjëhershme për ndalimin e dhunës dhe pasojave të saj.

“Stabiliteti i Maqedonisë mbetet shumë i rëndësishëm dhe kyç për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit dhe të ardhmen e tij. Në këto momente vendimtare dhe kritike për Maqedoninë dhe për rajonin kërkohet maturi, qetësi, dialog politik dhe veprime të cilat t’i shërbejnë rikthimit të paqes sociale dhe normalizimit të situatës", shprehet Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail