Erdogan për situatën në Maqedoni: Dhuna nuk është zgjidhje

Stamboll, 28 prill 2017 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i përshkroi si alarmante ngjarjet në Maqedoni, duke shtuar se dhuna nuk mund të jetë dalje nga cilido problem, kumtoi televizioni privat turk NTV.
"Dëshirojmë që në Maqedoninë miqësore dhe vëllazërore sa më shpejt të arrihet paqe dhe stabilitet", deklaroi Erdogan në fjalimin e sotëm në Stamboll.
Në deklaratën e veçantë të presidentit të Turqisë shprehet "shqetësim i thellë" për shkak të dhunës në Parlamentin e Maqedonisë dhe nxitet formimi i Qeverisë së re me respektimin e parimeve demokratike.
"Maqedonia ka rëndësi kyçe për vendosjen e paqes së qëndrueshme në Ballkan", vlerësoi presidenti turk, transmeton BTA.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail