Meta i telefonon Xhaferit: Konflikti në Maqedoni politik, jo ndëretnik

Tiranë, 28 prill 2017 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta bashkëbisedoi sot me kryeparlamentarin e sapozgjedhur të Maqedonisë, Talat Xhaferi, informon ATSH.
Meta i shprehu shqetësimin dhe keqardhjen homologut të tij në lidhje me dhunën e ushtruar ditën e djeshme në Kuvendin e Maqedonisë.
"Shpreh keqardhje për dhunën e papranueshme në ambientet e parlamentit të Maqedonisë" u shpreh Meta. Ai e siguroi Xhaferin për mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë, duke i uruar atij, suksese në postin e ri si kryetar i parlamentit.
Në përfundim të komunikimit telefonik mes dy homologëve, Meta theksoi se konflikti që ka shpërthyer në Maqedoni dhe që degradoi ditën e djeshme në dhunë, është pasojë e politikës dhe jo e çështjeve ndëretnike.
"Mbështesim zgjidhjen e krizës në Maqedoni përmes mjeteve kushtetuese e demokratike. Konflikti është politik, jo ndëretnik" u shpreh Meta.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail