MPJ e Shqipërisë dënon dhunën ndaj deputetëve

Tiranë, 28 prill 2017 (MIA) - Në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë (MPJ) thuhet se përplasje dhe skena të tilla dhune kundër përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët e Maqedonisë janë të papranueshme dhe aspak të denja për një demokraci parlamentare.
"Dhuna nuk ndihmon kurrsesi në zgjidhjen e situatës së krijuar. U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë të tregojnë vetë-përmbajtje, të mos përdorin retorika që përshkallëzojnë situatën e tensionuar dhe të angazhohen maksimalisht, me qetësi, e gjakftohtësi në një dialog të qenësishëm. Qytetarët e Maqedonisë presin daljen sa më parë nga kriza dhe vijimësinë e procesit të funksionalizimit të institucioneve, në të mirën e tyre të përbashkët, të bashkëjetesës e harmonisë ndëretnike si edhe të përparimit euroatlantik të vendit. Mbështesim thirrjen e ambasadoreve të vendeve të BE-së dhe të SHBA-së, për të shmangur dhunën dhe për të nisur një dialog të qenësishëm politik në Maqedoni", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail