Opozita kosovare i grumbulloi nënshkrimet për mocion mosbesimi të Qeverisë

Prishtinë, 5 maj 2017 (MIA) - Me nismën e partisë Iniciativa për Kosovën të Fatmir Limajt, opozita kosovare mblodhi firmat për një mocion mosbesimi për qeverinë e Isa Mustafës, kabinet i dalë nga një marrëveshje paszgjedhore e vitt 2014 mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike, të drejtuar në atë kohë nga Hashim Thaçi.
Sipas mediave vendore, në listën me 42 firma që u dorëzua sot në Kuvendin e Kosovës, janë dhe emrat e disa deputetëve të PDK-së. Në kërkesë argumentohet se kjo qeveri duhet të rrëzohet për shkak se ka dështuar në zbatimin e programit qeverisës dhe se koalicioni qeveritar shpesh nuk i ka patur votat për të kaluar ligje të rëndësishme.
Më datë 10 maj mocioni i mosbesimit shkon në Kuvend ku do t’i duhen 61 vota për t’u miratuar.
Edhe kryesia e Partisë Demokratike e Kosovës ka përfunduar mbledhjen e saj me qëndrimin se mocionin e opozitës do ta diskutojë me partnerin e koalicionit dhe më pas vendimet do të merren në këshillin drejtues.
Mocioni i mosbesimit konsiderohet i vlefshëm nëse më shumë se gjysma e 120 deputetëve në Parlament votojnë "pro".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail