Kitaroviq: Plenkoviq e ka legjitimitetin për udhëheqjen e Qeverisë kroate

Zagreb, 6 maj 2017 (MIA) - Andrej Plenkoviq ka legjitimitet për udhëheqjen e mëtutjeshme të Qeverisë, deklaroi presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviq.
Sipas saj, mundësia për zgjedhje të parakohshme në vend është "përjashtuar deri në zgjedhjet e ardhshme" dhe pastaj ajo do të shohë çka do të ndodhë.
Analistët konsiderojnë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme sepse tani është i nevojshëm stabilitet dhe vazhdim i reformave, transmeton Tanjug.
Kitaroviq në një bisedë për televizionin RTL deklaroi se Kroacia është një demokraci relativisht e re dhe mëson nga e gjithë kjo, ndërsa ekzistojnë elemente të cilat nuk janë të përshkruara me Kushtetutën dhe ligjet dhe prandaj si duket duhet të punohet në ato dokumente.
"Mendoj se pas zgjedhjeve lokale të gjithë do të dimë shumë më shumë. Sot bashkëbiseduesit tanë theksojnë se atëherë kokat me siguri do t'ju jenë më të ftohta dhe me shumë përgjegjësi do të inkuadrohen ndaj zgjidhjes së problemeve", tha ajo pas takimit me shefat e klubeve të deputetëve në Parlament.
Kitaroviq shtoi se "shumica duhet të respektohet pa dallim se sa ajo është e hollë, sepse kjo çdoherë është ashtu në sistemet demokratike".
E pyetur nëse Andrej Plenkoviq e ka legjitimitetin për udhëheqejen e mëtutjeshme të Qeverisë, ajo deklaroi: "Po. Përsëris, sot nuk kam konfirmuar se ekziston shumicë kritike e cila është e nevojshme për votimin e mosbesimit të Qeverisë".
Në vërejtjen se kjo është Qeveria e tretë gjatë mandatit të saj, ajo tha se kjo me të vërtetë e frustron.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail