Media greke: Ivanovi ia ka dhënë mandatin socialdemokratit Zaev

Athinë, 17 maj 2017 (MIA) - Edicionet elektronike të pothuajse të gjitha mediave greke në orët e kaluar e kanë transmetuar informacionin se presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ia ka dhënë mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev që të formojë qeveri.
Informacioni tash për tash është pa komente, përveç "Katimerinit" i cili në paralajmërimin për takimin Ivanov-Zaev shkroi se "kjo me siguri do të thotë zvogëlim i krizës që e ka goditur vendin në muajt e fundit".
Televizioni shtetëror grek ERT përkujton se partia e Zaevit së bashku me tre parti të tjera shqiptare ka shumicën në Parlament pas zgjedhjeve parlamentare në dhjetor të vitit të kaluar. Në tekst gjithashtu theksohet se lideri i LSDM-së, "nga tani në dispozicion ka 20 ditë që të formojë qeveri, edhe pse pritet se nuk do ta shfrytëzojë gjithë periudhën, për shkak se pritet që në masë të madhe përbërja qeveritare është kontraktuar me partitë shqiptare, të cilët do të marrin vende ministrore të rëndësishme në qeverinë e re të vendit".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail