BE-ja e përshëndeti vendimin e të gjitha partive shqiptare për pjesëmarrje në zgjedhje

Bruksel, 19 maj 2017 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini dhe komisari për zgjerim dhe fqinjësi, Johanes Han kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur mes kreut të mazhorancës dhe atij të opozitës në Shqipëri për mbajtjen e zgjedhjeve me 25 qershor.

Siç njofton ATSH, përmes një deklarate të përbashkët për shtyp, zyrtarët e BE-së shprehen se klasa politike shqiptare tregoi pjekuri demokratike.

"Përgëzojmë partitë politike në Shqipëri për marrëveshjen e arritur, që do të çojë në mbajtjen e zgjedhjeve në 25 qershor 2017 me pjesëmarrjen e të gjitha partive. Udhëheqësit politikë u janë përgjigjur pritshmërive të qytetarëve të tyre dhe treguan pjekuri demokratike", lexohet në deklaratë.

Mogerini dhe Han kërkojnë implementimin sa më parë të marrëveshjes për garantimin e standardeve zgjedhore. Njëkohësisht zyrtarët e BE-së nënvizojnë edhe rëndësinë e ngritjes së organeve të vetingut.

"Ky ishte një hap i parë thelbësor. Tani, kjo marrëveshje duhet të implementohet për të përgatitur zgjedhje me standarde ndërkombëtare. Duke qenë se vota në Parlament për ngritjen e organeve të vetting-ut është pjesë e marrëveshjes, ne përsërisim rëndësinë e një implementimi solid dhe të besueshëm të procesit të vetting-ut, që është kyç për progresin drejt anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë dhe aspiratat legjitime të popullit të saj për një të ardhme më të mirë", përfundon deklarata.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail