Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

Tiranë, 21 maj 2017 (MIA) - Me kërkesë zyrtare të kryeministrit shqiptar Edi Rama, parlamenti në Shqipë[ri sot mblidhejt në një seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të votohet dekreti i Presidentit të Republikës për lirim dhe emërim të zëvendëskryeministrit dhe të 6 ministrave, transmeton ATSH.
"Bazuar në nenin 74 të Kushtetutës dhe në nenin 42 të Rregullores së Kuvendit, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, i ka drejtuar Kuvendit një kërkesë të motivuar me shkrim për thirrjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm. Kërkesa ka përcaktuar që thirrja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm të zhvillohet ditën e hënë, më datë 22 maj 2017, në orën 18.00", sqarohet në njoftimin për shtyp të Kuvendit.
Rendi i ditës i seancës plenare do të përmbajë diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të Marrëveshjes Politike të datës 18 maj 2017, lidhur me votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për lirim dhe emërim të zëvendëskryeministrit dhe të 6 ministrave; shqyrtimin dhe miratimin e paketës ligjore që ka lidhje me reformën zgjedhore; miratimin e të anëtarëve të pakicës parlamentare në 3 komisionet ad hoc të vettingut, si dhe caktimin e zëvendësuesve si dhe zgjedhjen e Kryetarit dhe një anëtari të KQZ-së.
Partia Demokratike publikoi të dielën në mbrëmje propozimet për zëvendëskryeministrin dhe ministrat teknik në qeverisë.
Gjatë mbrëmjes, kryeministri Rama dhe kreu i PD-së, Basha u takuan në mjediset e Pallatit të Kongreseve dhe përmbyllën një nga pikat e marrëveshjes që ata arritën të enjten, 18 maj, në orët e para të mëngjesit.
Emrat teknikë të propozuar nga opozita janë:
Për postin e zëvendëskryeministrit: Ledina Mandia, ish-Avokate e Shtetit. Me profesion juriste, ajo ka qenë edhe një ndër propozimet për Këshillin Drejtues të RTSH.
Për postin e ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, gjeneral, ish-komandant i Trupave Speciale dhe ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura në misionet jashtë vendit.Ka 24 madalje në ushtri dhe në sport. Trajnues i misioneve paqëruajtëse “Eagle”, si dhe është nderuar me dekoratën “Nderi i Kombit”.
Ministre e Financave, Helga Vukaj, drejtoreshë në KLSH dhe ish zv/drejtoreshë e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Ajo është diplomuar në Jurisprudencë(2000), është Doktore e Shkencave Juridike, ka 10 vite eksperience pune si Juriste në Presidencë, Drejtor Drejtorie në Ministri të Brendeshme, zv drejtor i Përgjithshëm në Agjensinë e Kthimit dhe Kompesimit te pronave, 2 vitet e fundit në KLSH si Drejtoreshë e Përgjithshme. Fusha e ekspertizës: Juris-Prudenca (pronat e paluajtshme).
Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, këshilltar ligjor i Partisë Demokratike.
Ministër i Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabino.
Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiri, mjek. Ai është me profesion Kirurg, Gastrohepatolog. Ka mbajtur postin e zv/rektorit të Universitetit të Shëndetësisë dhe për më shumë se 20 vjet ka qenë pedadog i kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë. Është i njohur për përdorimin e teknikave të reja kirurgjikale kryesisht në fushën endoskopike dhe laparaskopike. I vetmi kirurg shqiptar që u shpall fitues i bursës Fulbright në National Naval Medical Center ëashington DC dhe i vetmi mjek shqiptar anëtar i American Society of Gastrointestinal Endoscopy, i njohur në literaturën ndërkombëtare për kontributin në kërkim shkencor të teknikës së përdorur prej tij në vitin 1997 për endoskopi gastrointestinale.
Ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë: Xhuljeta Kërtusha.Ajo rezulton të ketë mbajtur detyrën e kreut të njësisë së blerjes së energjisë dhe zhvillimit të tregut rajonal në CEZ.
Po ashtu, Partia Demokratike ka propozuar Klement Zgurin për postin e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prej shumë vitesh anëtar i këtij institucioni, ndërsa avokaten Erinda Ballancën për kreun e Avokatit të Popullit.
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dje zyrtarisht i caktoi zgjedhjet për përbërje të re të Parlamentit të Shqipërisë për më 25 qershor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail