Eurozona shpreson për marrëveshje për Greqinë edhe krahas mospajtimeve me FMN-në

Bruksel, 22 maj 2017 (MIA) - Kryetari i Eurogrupit, Jerun Dejselblum sot deklaroi se pret të arrihet marrëveshje, e cila do të mundësojë ndarje të kredive për Athinën, edhe krahas mospajtimeve të mëtutjeshme me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për shlyerje të borxhit grek.
"Pres marrëveshje, por ajo nuk do të përfundohet. Çdoherë potencojmë se vendimet përfundimtare konkrete rreth masave për shlyerje të borxhit grek vijnë në fund të programit për ndihmë Greqisë, që është vitin e ardhshlm", theksoi Dejselblum, i cili është minsitër holandez i Financave, gjatë arritjes në Bruksel, në takim me kolegët e eurozonës.
Ministri gjerman i Financave, Volfgang Shojble, gjithashtu, theksoi se pret "marrëveshje parimore", e cila në javët në vijim do ta hapë rrugën për pagesë të transhës së re për Athinën.
"FMN prezantoi analizë për stabilitet të borxhit grek, që nuk është në pajtim me vlerësimet e institucioneve evropiane. Duhet të gjendet zgjidhje e FMN-në për pjesëmarrje në programin për ndihmë Greqisë, pa i shkelur rregulalt e veta", theksoi Shojble.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail