Ajde: Nuk jemi afër marrëveshjes rreth Konferencës së Gjenevës për Qipron

Nikozi, 26 maj 2017 (MIA) - I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Qipron, Espen Bart Ajde pranoi se dy bashkësitë etnike në ishull akoma nuk janë afër marrëveshjes në lidhje me konvokimin e Konferencës së Gjenevës, sikur ajo në janar, njoftoi ANA-MPA.
"Dua të jem i sinqertë, konferenca për Qipron nuk është afër marrëveshjes", deklaroi Akde pas takimeve të djeshme të ndara me presidentin qipriot Nikos Anastasiadis dhe liderin e turqve qipriotë", Mustafa Akinxhi.
"Takimet e djeshme treguan se orvatjet për konvokim të Konferencës së re të Gjenevës vazhdojnë, por deri më tani nuk ka rezultat. Siç duket është shumë e vështirë, nuk ka rezultat, por dialogu për ishullin vazhdon", shtoi Ajde.
Ai e potencoi si element pozitiv faktin se që dy liderët qipriotë janë angazhuar se do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që ta zgjidhin problemin për ishullin dhe se ata dëshirojnë që kjo të ndodhë në Gjenevë, por theksoi se "ata janë akoma shumë larg në raport me metodologjinë e gjithë procesit"?
Bisedimet për bashkimin e Qipros janë në ngecje, duke pasur parasysh se të dy palët përpiqen të parashtrojnë kushte të veta për takim eventual të ri në Gjenevë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail