Diaspora e Kosovës numëron 400 mijë persona

Prishtinë, 15 qershor 2017 (MIA) - Ministri në detyrë për Diasporë, Valon Murati, deklaroi se diaspora e Kosovës, përfundimisht me 31 dhjetorin 2016, numëron rreth rreth 400 mijë persona.
Ai shtoi se diaspora vazhdon të jetë shtyllë e fuqishme socio-ekonomike, ku brenda një viti remitencat arrijnë një miliardë e gjysmë euro.
Ai këto komente i bëri me rastin e publikimit të rezultateve preliminare nga Ministria e Diasporës të Regjistrit të Diasporës, në kuadër të projektit “Ti je pjesë e atdheut”.
Murati tha se diaspora ka ndikime tjera pozitive për vendin, jo vetëm me mbështetje financiare.
Të dhënat e siguruara nga regjistri kanë për qëllim evidentimin e numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirjen e tyre gjeografike, strukturën demografike në funksion të ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor, si dhe zbatimin e politikave të përgjithshme në mbështetje të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës.
Në këtë ngjarje, përveç publikimit të rezultateve preliminare, u hap edhe fushata sensibilizuese e regjistrit elektronik – Platforma elektronike, e cila do të jetë aktive deri në vitin 2022, kur do të publikohen rezultatet përfundimtare të këtij procesi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail