Shpërthim para objektit të NATO-s në rajonin e Izmirit (PLT)

Ankara, 22 qershor 2017 (MIA) - Një shpërthim i dobët ka ndodhur mëngjesin e sotëm para një objekti të NATO-s në qarkun perëndimor turk Izmir, njofton Si-En-En Turk.
Sipas televizionit, gjatë shpërthimit, që ka ndodhur rreth orës 8 sipas kohës lokale (ora 7 sipas kohës së Evropës së Mesme) në rajonin e Gjyltepes, nuk ka viktima, por janë shkaktuar dëme në murin e objektit ushtarak.
Menjëherë pas shpërthimit, policia turke e bllokoi rajonin rreth objektit të NATO-s.
Në vijim është hetimi për konfirmimin e arsyeve për shpërthimin.
Agjencia Andolia, duke iu referuar deklaratës së një dëshmitari, njoftoi se pak para shpërthimit në atë vend ka kaluar një automjet ushtarak.
Nga shpërthimi është dëmtuar muri që e ndan objektin e NATO-s nga varrezat fqinje lokale, ndërsa janë thyer edhe dritaret e disa ndërtesave në rrethinë.
Deri tani askush nuk mori përgjegjësi për shpërthimin. Në të kaluarën grupe të ndryshme kurde, islamiste ose majtiste ekstreme ndërmorën përgjegjësi për sulme me bombë në territorin e Turqisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail