Cipras: Jemi të gatshëm për bashkëpunim të afërt me Qeverinë e re

Shkup, 22 qershor 2017 (MIA) - Kryeministri i Republikës së Greqisë, Aleksis Cipras, sot i dërgoi urim kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, me rastin e ndërmarrjes së detyrës kryeministrore, informoi pres shërbimi qeveritar.
"Me rastin e ndërmarrjes së detyrave të juaja si kryeministër, ju shpreh urime dhe dëshirat më të mira për sukses. Republika e Greqisë mbetet e përkushtuar në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindore.Në bazë të kësaj Qeveria ime është e gatshme ngushtë të bashkëpunojë me tuajën, me qëllim që ta përforcojmë bashkëpunimin tonë bilateral dhe marrëdhëniet, duke i përfshirë përmes masave vijuese për ndërtimin e besimit", qëndron në urim.
Cipras, njëherësh, pret prej Qeverisë së re të tregojë politikë të vendosur që të punohet në promovimin e agjendës pozitive në marrëdhëniet bilaterale.
"Jam i bindur se Qeveria juaj do të tregojë vendosmëri politike që të punojë në promovimin e agjendës pozitive për marrëdhëniet tona bilaterale, duke i lënë pas vetes, njëherë e përgjithmonë, anakronizmat e së kaluarës dhe duke u fokusuar në të ardhmen e vendeve tona. Jam në pritje të bashkëpunimit të afërt me ju, qëndron në urimin e kryeministrit grek, Aleksis Cipras dërguar kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail