Besimtarët myslimanë namazin e Bajramit e falën në sheshin Skënderbej të Tiranës

Tiranë, 25 qershor 2017 (MIA) - Me përfundimin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, pas 30 ditëve agjërim, lutje, adhurime, besimtarët myslimanë shqiptarë, dhe ata në mbarë botën, po festojnë ditën e Fitër Bajramit.
Këtë vit ceremonia u zhvillua në sheshin e ri Skënderbej në Tiranë, ndërsa falja ka nisur që në orën 6:00 të mëngjesit.
Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Muçaj, një ditë më parë nuk harroi të bënte një apel për të gjithë besimtarët në ditën e votimit.

Pas faljes së Namazit, besimtarët përshëndetën njëri-tjetrin duke uruar paqe dhe mirësi për familjet e tyre, ndërkohë festa vijon në shtëpitë e gjithsecilit ku shërbehet dreka familjare me të afërmit dhe miqtë, për të ndarë bashkë gatime të shumëllojshme sipas zakonit.
Fitër Bajrami është festa më e madhe e vitit për të gjithë besimtarët mysliman në mbarë botën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail