Rezultatet e para jozyrtare: Rama fitoi 75, Basha 41 dhe Meta 20 vende deputetësh

Tiranë, 26 qershor 2017 (MIA) - Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar mbi 45 për qind të votave. Teksa janë numëruar 2505 nga 5362 kuti në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me mbi 51.49 për qind të votave, e ndjekur nga PD me 29.52 për qind të votave dhe LSI me 15.37 për qind të votave.
Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje.
Por rritje në shifra nuk vetëm PS, një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas.
Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.
Bazuar tek numërimi deri tanishëm, transmeton Top Channel rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si mëposhtë: PS - 75 mandate, PD - 41 mandate, LSI - 20 mandate, PDIU - 3 mandate
PSD - 1 mandat.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail