Greqia e akuzoi Shqipërinë për irredentizëm

Athinë, 27 qershor 2017 (MIA) - Ministria greke e Punëve të Jashtme mbrëmë e akuzoi Qeverinë shqiptare për "aksion i cili kultivon dhe fsheh irredentizëm", për shkak të renovimit të sheshi Skënderbeu në Tiranë.
Sheshi, i cili u prezantua paraprakisht këtë muaj, është i shtruar me pllaka guri nga pjesë të ndryshme të Ballkanit që ta simbolizojë "unitetin kombëtar".
"E dënojmë vendosjen e gurëve nga rajone të ndryshme të Ballkanit, duke përfshirë edhe nga rajoni Filiates, në sheshin e rinovuar qendror në Tiranë. Këta gurë, në të cilat janë të shkruara rajonet e tyre prej të cilave vijnë, paraqesin vepër e cila e simbolizon 'unitetin e territoreve shqiptare' dhe është i qartë aksioni i shtetit i cili kultivon dhe fsheh irredentizëm", thuhet në kumtesën e Ministrisë greke.
Sipas Ministrisë, iniciativa është "edhe një provokim nga Qeveria shqiptare, e cila hapur i minon marrëdhëniet e mira fqinjësore".
Ministria informon se i ka njoftuar të gjithë miqtë, partnerët dhe organizatat ndërkombëtare lidhur me këtë çështje" dhe thekson se Greqia e respekton procesin zgjedhor në vendi fqinj dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike e cila mund që gabimisht të interpretohet si përzierje në procesin parazgjedhor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail