Greqinë e kaplon valë e ngrohtë, e cila ndodh njëherë në dhjetë vjet

Athinë, 27 qershor 2017 (MIA) - Shërbimi meteorologjik i Greqisë sot ka shpallur paralajmërim të jashtëzakonshëm për valë të ngrohtë, e cila prej nesër do ta kaplojë vendin, ndërsa gjatë fundjavës temperatura do të arrijë 43 gradë Celsius.
Qyteti i Athinës dhe autoritetet tjera komunale mbarë vendin sot kumtuan se ndërtesat publike dhe objektet tjera të klimatizuara do të qëndrojnë të hapura gjatë tërë ditës, ku qytetarët do të mund të mbrohen nga temperaturat e larta.
Meteorologët paralajmërojnë se pritet që temperaturat në ditët në vijim vazhdimisht të rriten dhe deri të premten të arrijnë deri në 43 gradë, që do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës.
"Valë e tillë e ngrohtë është e pazakontë në qershor dhe paraqitet në çdo dhjetë vjet", deklaroi shefi i shërbimit meteorologjik nacional të Greqisë Antonis Lalos për agjencinë shtetërore të lajmeve ANA-MPA.
Ai shtoi se nuk dihet çka presim për muajin korrik, por nuk duhet të supozojmë se nëse tani digjemi, kjo sërish do të ndodh në korrik.
Autoritetet shëndetësore në Athinë dje paralajmëruan në nivele të larta të ozonit, duke i këshilluar personat e moshuar, fëmijët e vegjël dhe personat të cilët vuajnë nga probleme me zemrën ose frymëmarrjen të shmangin qëndrim të gjatë në ambiente të hapura.
Autoritetet,. gjithashtu, i këshillojnë turistët të mos rrezikohen në goditjen e të nxehtit për shkak të ngjyrës së përkryer, duke i këshilluar që të qëndrojnë në hije dhe të konsumojnë sa më shumë ujë deri sa janë në plazh.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail