Basha e ngriu funksionine tij të liderit të demokratëve

Tiranë, 28 qershor 2017 (MIA) - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një adresim për media, pas humbjes që pësoi në zgjedhjet e 25 qershorit, nga "selia blu", deklaroi se do të ngrijë të gjitha funksionet si kryetar i Partisë Demokratike.

Duke shprehur mirënjohje ndaj të gjithë mbështetësve në këtë proces, Basha tha se projekti që kishte u mbështet nga njerëzit e zakonshëm. "I kam hasur në të gjithë vendin njerëz që kishin humbur të ardhmen nga padrejtësia e shtetit. Kam biseduar me ta për hallet që kanë dhe të braktisur nga shteti. Qindra mijëra qytetarë prindër, nëna, motra, të rinj e të reja, shumicën e heshtur me të cilën nisa një rrugëtim për përmbysjen e sistemit me protestën që bëmë në 'Çadrën e Lirisë' ku protestuam për 90 ditë dhe mori jetë ëndërra për një republikë të re", tha ai.

Më tej, Basha shtoi se e di, e ka parë në dritën e syve të njerëzve që u bënë pjesë dhe nisën bashkë në këtë rrugëtim, kërkuan shpresë dhe e gjetën atë, por në zgjedhjet e 25 qershorit diçka nuk funksionoi, me gjithë përpjekjet që bënë me ligjin e dekriminalizimit, me betejën pa kompromis me drogën, me imponimin që i bënë Edi Ramës, duke i hequr gjysmën e qeverisë, me ndërgjegjësimin e partnerëve ndërkombëtarë, “serish krimi dhe paraja e pisët nuk u ndalën”.

"Demokratët dhe shqiptarët meritojnë një bilanc të plotë dhe ballafaqim të hapur dhe të vërtetë mes atyre që punuan me mish dhe me shpirt për fitoren e PD-së dhe atyre që u ngritën kundër sapo humbën kolltuqet. Sa kam gabuar dhe ku kam gabuar nuk e përcaktoj unë, por nuk mund ta përcaktojnë as ata që nuk punuan asnjë ditë për fitoren e PD-së, këtë do ta përcaktojnë demokratët", tha Basha.

Basha theksoi se për këtë arsye me efekt të menjëhershëm ka vendosur të ngrijë të gjitha funksionet e tij organizative si kryetar i PD-së, dhe t’ua delegojë ato dy nënkryetarëve dhe sekretarit të Përgjithshëm për të organizuar me fuqi të plotë vendimmarrëse garën për kryetarin e Partisë Demokratike, sipas parimit një anëtar, një votë. "Unë kam një projekt dhe projektin tim do ta debatojnë dhe vlerësojnë demokratët në një debat dhe garë të hapur, të ndershme dhe të barabartë".

"Gjëja më e lehtë për mua do të ishte të largohesha por unë e di se çfarë ka ndodhur, jam i vendosur të mbaj përgjegjësi, jo duke ikur, jo duke braktisur demokratët e qindra mijë shqiptarë, por duke luftuar deri në fund me ta dhe për ta", përfundoi Basha.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail